Karburante
Naftë 10 ppm
10 ppm Diesel është një karburant i pastër ekologjikisht me emetim të ulët e me një përmbajtje squfuri më pak se 10 pjesë për milion (ppm), e cila mund të përdoret në të gjithë motorët me naftë.
Nafta me përmbajtje të ulët squfuri është nafta që ka një përmbajtje të ulët të energjisë për shkak të përpunimit më të detajuar për të eliminuar sasi të mëdha të squfurit, duke eliminuar rrezikun e emetimeve në natyrë dhe dëmtimin e motorave të makinave. Ky standard i naftës përdoret për mjete automobilistike që shiten në Bashkimin Evropian dhe së fundmi në SHBA.
Benefitet
- Redukton emetimet e dioksidit të squfurit.
- Redukton emetimin e grimcave, oksidet e azotit dhe karbonit edhe më të ulët pas trajtimit më të gjatë.
- Kosto më të ulëta të mirëmbajtjes së motorave.
- Mundëson përdorimin e avancuar nga pajisjet për trajtimin e gazrave.
Unleaded 95 RON
Benzinë pa plumb 95 (RON) si njësi matëse e oktanit, është benzina standarde e shitur sot në të gjithë Europën. Për shkak të përmbajtjes së lartë të energjisë, ajo potencialisht redukton konsumin e karburantit.
Nivel i lartë oktani do të thotë se karburanti do të ndizet aq lehtë dhe janë të nevojshëm për disa motorë me performancë të lartë. Ky lloj standardi pa plumb është i përshtatshëm për pothuajse të gjithë motorët me benzinë.
Gazi i Lëngshëm LPG
Gazi i lëngshëm i naftës, i referuar si thjesht propan ose butan, janë përzierjet e gazeve të djegshme hidrokarbure të përdorura si lëndë djegëse në aparatet për ngrohje, pajisje gatimi dhe automjete. Përdoret në mënyrë të veçantë si lëndë djegëse te automjetet, i përmendur shpesh si Autogas.
LPG nuk mund të kthehet në lëng vetëm nëpërmjet trysnisë, por duhet të ftohet në një temperaturë të ulët (më e ulët se −160 °C), një proces i cili heq disa papastërti si squfur dhe ujë. Është përgatitur nga rafinimi i naftës apo gazit natyror dhe rrjedh pothuajse tërësisht nga burime të karburanteve fosile.
Trysnia e ruajtjes, rreth 8 bar, nuk konsiderohet si shumë e lartë, por për shkak se kërkesat izoluese të kontejnerëve janë të mëdha, karburanti është i përshtatshëm vetëm për automjete të mëdha si kamionë. LPG ka një vlerë tipike kalorifike 46.1 MJ/kg, krahasuar me 42.5 MJ/kg për naftë dhe 43.5 MJ/kg për benzinë premium.
Lubrifikantë
Vajra
Vajrat e motorave sintetike prodhohen nga materiale sintetike për të arritur nivele performance më të lartë se ato të vajrave minerale. Vajrat ofrojnë mbrojtje të pakonkurueshme kundër korrozionit dhe veshjes superiore, si dhe mbrojtje nga gërryerja e pjesëve të brendshme të motorave duke i lubrifikuar ato. Janë të përshtatshëm për çdo motor me naftë edhe për ata me benzinë.
Vajra motorësh për makina pasagjerësh:
- 5W-30 — Performancë e lartë (motorë nafte dhe benzine)
- 5W-40 — Lubrifikant sintetik (motorë nafte dhe benzine)
- 10W-40 — Lubrifikant gjysmë-sintetik (motorë benzine)
- 15W-40 — Lubrifikant rezistent (motorë nafte, teknologji e vjetër)
- 15W-40 — Lubrifikant për mbrojtje maksimale (motorë nafte dhe benzine)
Antifrizë
Antifriza, e quajtur ndryshe anti-ngrirës, është fluid me ngjyrë (blu ose i kuq) i cili hidhet në radiatorin e makinës. Shërben për disa funksione: një nga më të rëndësishmet është mbajtja e ujit në radiator dhe motor në gjendje të lëngshme, duke mos lejuar ngrirjen e tij nga temperaturat e ulëta. Ai gjithashtu nuk lejon avullimin e ujit për shkak të temperaturave të larta, dhe mban pastër rrugët e brendshme të ftohjes së motorit duke mos lejuar korrozionin. Radiatorët mbushen normalisht me një përzierje 50/50 me antifrizë dhe ujë.
Përbërësi kimik kryesor në antifrizën e sotme është glikol-etileni, i cili mbron lëngun në radiator nga ngrirja duke rezistuar edhe temperaturën nën −30 °C, dhe nga vlimi edhe nëse temperaturat arrijnë 135 °C. Rekomandohet për përdorim në sistemet ftohëse të të gjitha llojeve të motorëve industrialë dhe automjeteve. Preferohet përdorimi i ujit të ëmbël për hollim.
Alkol Frenash
Alkoli i frenave është një lloj lëngu hidraulik që përdoret në frena hidraulike, në disqe, tambur dhe sistemet kundra bllokimit të frenave (ABS) në automobila, motorë, kamionë dhe disa biçikleta. Ai ndihmon në funksionimin e frenave. Si çdo lëng tjetër në automjet, duhet të kontrollohet rregullisht dhe të ndryshohet herë pas here, pasi humbet vetitë e tij.
Shumica e lëngjeve të frenave sot janë glikol-eter, me përbërës frenues ndaj oksidimit dhe korrozionit për t'i rezistuar temperaturave të larta dhe për të ofruar mbrojtje të lartë ndaj komponentëve metalikë (DOT 5 janë gjithashtu në dispozicion). Lëngjet e frenave duhet të plotësojnë kërkesat e përcaktuara nga standarde si SAE.
Fast Food
Fast Food-i ynë përpiqet t'i përmbahet traditës sonë të gatimit, ku më të veçantat janë specialitetet e brumit. Këto gatime na kanë bërë të diferencohemi nga të tjerët, duke ofruar disa specialitete dhe shije të veçanta.
Orari: Fast Food dhe Bar 06:00 – 18:00.
Kamper
Ambient i përshtatshëm për ndalimin dhe qëndrimin me autokamper.